Disidenti
Lajme

Më të dobët por më të zgjuar/ Ja taktikat e përdorura nga ukrainasit që u kanë sjellë sukses në luftë

0Shares

Ushtria ruse u tërhoq nga Kievi, pas një sërë përpjekjesh të dështuara për ta “shtënë në dorë”, prandaj ukrainasit e konsiderojnë të fituar këtë betejë duke u fokusuar në lindje të vendit.

Aty rusët kanë grupuar forcat e tyre dhe po synojnë të marrin Donbasin si edhe Mariupolin, duke krijuar një ‘varg tokësor’ me drejtim Krimenë. Ka raportime se grupe luftëtarësh ukrainas janë dorëzuar së fundmi në Mariupol, gjë që Ukraina e ka mohuar.

Ndërkohë, ukrainasit raportuan për vrasjen e 15 komandantëve të lartë rusë në rrethinat e Kievit, ku 6 prej tyre ishin gjeneralë, teksa ekspertët amerikanë kanë zbuluar taktikën e ukrainasve për të gjurmuar komandantët rusë në fushën e betejës.

E gjithë taktika lidhej me prapambetjen e rusëve në fushën e telekomunikacionit, ku shpesh gjeneralët dhe vartësit detyroheshin të flisnin me celular në fushën e betejës dhe jo me radio te kriptuara.

Pikërisht kjo dobësi u shfrytëzua nga ukrainasit, të cilët me pajisje speciale dëgjonin telefonatat dhe përcaktonin trafikun e thirrjeve nga terreni në drejtim të një pikë, e cila ishte ajo nga ku dilnin urdhrat. Me të zbuluar këtë, ukrainasit dërgonin koordinatat te njësitë e artilerisë ose në të kundërt nisnin ekipe snajperash në prapavijën e armikut duke kryer një numër të madh vrasjesh të bujshme.

Ushtria ruse ka pësuar disa humbje të thella, teksa duket se Vladimir Putin e kishte nënvlerësuar Ukrainën, dhe priste që pushtimi të kryej brenda nj jave.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net