Këtë e ka bërëtë ditur me një shkrim në llogarinë e saj në Facebook.
“Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me projektligjin për Veting, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera!”, ka shkruar Haxhiu.
Ndërkaq ka përgëzuar zëvendësministrin e ri të Drejtësisë, Blerim Sallahun.
“Me Blerimin para 11 viteve jemi takuar në Lëvizje. Jam shumë e lumtur që së bashku do të vazhdojmë të punojmë në jetësimin e zotimeve tona. Këtij rrugëtimi do t’i bashkohen edhe shumë profesionistë që ia duan të mirë vendit dhe e duan Kosovën vend me drejtësi e zhvillim”, tha Haxhiu.