Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ariana Musliu-Shoshi: PDK-ja e gatshme gjithmonë për zgjedhje të reja

“PDK-ja është e gatshme gjithmonë për zgjedhje të reja”. Kështu thotë deputetja e kësaj partie Ariana Musliu-Shoshi.

“Ne si opozitë jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje të reja. Jemi në vazhdimësi me degët tona në Prishtinë dhe qytete tjera dhe jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje mirëpo nuk e kemi fuqinë që ne ta rrëzojmë Qeverinë dhe ta dërgojmë vendin në zgjedhje”, ka deklaruar ajo për Ekonomia Online.

Deputetja ka shtuar tutje se është Kurti që mund ta çojë vendin në zgjedhje.

“Është vetë zotëri Kurti që ka 61 vota plus dhe ai është i vetmi që mund ta dërgojë vendin në zgjedhje”, tha Musliu-Shoshi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net