Disidenti
Lajme

Parashikimi i Gates: Bota i kthehet normalitetit nga fundi i 2022-ës

0Shares
Bota mund t’i rikthehet normalitetit nga fundi i vitit 2022. Kështu është shprehur Bill Gates në një intervistë me gazetën polake Wyborcza, gjatë një interviste rreth impaktit të vaksinave të koronavirusit.

“Kjo është një tragjedi e pabesueshme,” tha bashkëthemeluesi i Microsoft duke iu referuar pandemisë ndërsa shtoi se i vetmi lajm i mirë në këtë mes është aksesi ndaj vaksinave.

“Nga fundi i vitit 2022 me shumë gjasa mund t’i jemi kthyer plotësisht normalitetit,” tha Gates.

Miliarderi Gates,i cili dha dorëheqjen si drejtues i Korporatës Microsoft në 2014, përmes fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates ka vënë në dispozicion të paktën 1.75 miliardë dollarë për përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19. Kjo përfshin mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikime dhe trajtime të mundshme.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net