Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Përsëri, në PE votohet pro liberalizimit të vizave për Kosovën, por viza nuk ka

Për të satin vit me radhë, shumica dërmuese në Parlamentin Evropian kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon përmes një postimi në “Twitter”.

472 eurodeputë votuan në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 votuan pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net