Disidenti
Lajme

Arben Vitia fillon me shkarkime në Ministrinë e Shëndetësisë

0Shares
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka filluar me shkarkime në digasterin që ai drejton.

Indeksonline mëson se ai ka filluar t’i shkarkojë të gjithë punonjësit në Ministrinë e Shëndetësisë që kanë qenë në kontratë mbi vepër.

Kontratat mbi vepër njihen ndryshe si “marrëveshje për shërbime të veçanta (MSHV)”.

Sipas ligjit numër 06/L-144 janë të parapara katër kategori me të cilën rregullohet marrëdhënia juridike ndërmjet shtetit dhe zyrtarëve publik.

Zyrtarë publik janë nëpunësi i shërbimit civil ose nëpunësi civil, nëpunësi i shërbimit publik, nëpunësi i kabinetit dhe nëpunësi administrativ mbështetës.

Pra sipas ligjit, “marrëveshje për shërbime të veçanta (MSHV)’’ nuk ekziston si kategori.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net