Te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri Albin Kurti, i ka thurur lavde figurës dhe kontributit të atij, të cilit më parë nuk e vlerësonte.
Dita e parë e punës së Albin Kurtit si kryeministër i ri i vendit, i qëlloi të jetë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s. Ai paraditën e sotme e ka shënuar me vizita te varret e dëshmorëve, në Prekaz, në Gllogjan, për të shkuar më pas te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.
Kurti, pas homazheve te Rugova, e ka quajtur atë president historik dhe ka thënë se e kujton kontributin e presidentit gjatë vitëve të ’90-ta, duke e bërë të njohur për ndërkombëtarët problemin e Kosovës.
“Pas honazheve të Prekaz dhe në Gllogjan, bëmë homazhe te presidenti historik Ibrahim Rugova, Presidentit të parë të Kosovës, por edhe njëkohësisht presidentit . Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij përgjatë viteve të 910-ta, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte i vlefshëm për ndërhyrjen e aleancës më të madhe ushtarake” , ka thënë Kurti.
Kryeministri më pas ka vazhduar homazhet te veprimtari Demaçi, me të cilin kishte gjithmonë afërësi për së gjallë. Edhe aty e ka konsideruar Demacin si veprimtarin më të shquar të shqiptarëve.