Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

4 ushtarët rusë të armatosur i futen në shtëpi/ Çiftit ukrainas nuk i dridhet qerpiku, i përzënë me të bërtitura

Ky është momenti kur një çift ukrainas iu kundërvu katër ushtarëve rusë të armatosur, të cilët u futën kopshtin e tyre, duke i përzënë jashtë.

Pamjet në video tregojnë rusët që përpiqen të plaçkisin shtëpitë e fshatit në Voznesensk, në rajonin e Mykolayiv të Ukrainës, por ata u përballën me pronarët e paarmatosur.

Tre ushtarët rusë që mbanin armë hynë brenda shtëpisë së ukrainasve ndërsa një i katërt i priste jashtë.

Por në vend që të gjenin ushtarë të armatosur, ata u pritën nga një çift “kokëfortë”.

Burri dhe gruaja filluan t’i bërtisnin atyre duke i përzënë jashtë. Njëri nga ushtarët qëlloi me armën e tij në ajër për t’i trembur, por çifti nuk u frikësua – ata vazhduan t’u bërtisnin burrave, duke bërë me shenjë që të largoheshin.

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net