Disidenti
Botë

E trishtë/ Vogëlushi disa javësh humb jetën nga bombardimet ruse, shuhet familja në Ukrainë

0Shares

Ukraina ka raportuar deri më tani 210 civilë të vdekur nga luftimet e përgjakshme, duke përfshirë mes viktimave dhe fëmijë.

Vetëm gjatë ditës së parë të luftës vdiqën 5 anëtarë të një familjeje në Ukrainën jugore, teksa trupat ruse avancuan drejt qytetit të Khersonit nga Krimeja, e aneksuar 8 vite më parë.

Rrethanat janë ende të paqarta, por thuhet se familja po përpiqej t’i shpëtonte sulmit rus me dy makina, kur u bombarduan pranë Nova Kakhovka, jashtë Khersonit.

Oleg Fedko kishte vendosur të largonte familjen e tij nga zona, por ndërsa ishte në krye të detyrës në Kherson, babai i tij, i quajtur gjithashtu Oleg Fedko shkoi për të ndihmuar dhe familja u largua me dy makina.

Gjyshërit e fëmijëve, të moshës 56 vjeç, vdiqën së bashku me gruan Irinën dhe dy fëmijët, Sofia 6 vjeç dhe Ivani që ishte vetëm disa javësh.

Më shumë se 450 km larg kufirit rus në juglindje të Ukrainës, popullsia etnike greke e vendit pësoi një tragjedi të dyfishtë.

Grekët kanë jetuar në Ukrainë që nga kohërat e lashta dhe qeveria në Athinë thotë se ata janë rreth 150,000 në numër. Ndërkohë deri më tani janë goditur dy fshatra, Sartana në periferi të Mariupol dhe Buhas rreth 65 km në veri.

Atentati ndaj Trumpit, jep dorëheqje shefja e Shërbimit Sekret në ShBA

Disidenti.net

LAJMI I FUNDIT: Joe Biden tërhiqet nga gara për President

Disidenti.net

Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Disidenti.net