Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Rusia paguan shtrenjtë njohjen e Donbasit, Anglia “shkatërron” 3 miliarderët rusë dhe 5 banka

Pas njohjes se rajonit të Dondasit nga Putin ditën e djeshme dhe pas dërgimit të trupave rusë në Ukrainën lindore, vendet perëndimore kanë nisur të vendosin sanksione ndaj Rusisë njëra pas tjetrës.

Mbretëria e Bashkuar aplikoi sanksione kundrejt pesë bankave dhe tre miliarderëve rusë, shkruan BBC.

Kryeministri britanik paralajmëroi deputetët për “një krizë të zgjatur”. Ai shtoi se “breshëria e parë” e sanksioneve do të zgjatej nëse situata përshkallëzohej më tej. BE dhe SHBA kanë vendosur gjithashtu sanksione.

Ndërkohë Gjermania pezulloi përkohësisht projektin e gazsjellësit nga Rusia “Nord Stream 2”.

Kancelari gjerman i ka kërkuar Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë cxertifikim i gazsjellësit për momentin.

“Dhe pa këtë certifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”

Scholzi vuri në dukje se masat e marra nga Rusia në lidhje me Ukrainën lindore përfaqësojnë ndryshimin e situatës. Prandaj, situata duhet të rivlerësohet, “veçanërisht në lidhje me Nord Stream 2”.

Për këtë shkak ai kërkoi nga Ministria e Ekonomisë që “të tërheqë te Agjencia Federale e Rrjetit raportin ekzistues për analizën e sigurisë së furnizimit”. Kjo procedurë është “hap i nevojshëm administrativ në mënyrë që të mos bëhet tani asnjë çertifikim i gazsjellësit”.

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net