Disidenti
Lajme

Transportuesit: Alarm i fundit për qeverinë, kërkojmë 6.5 milionë euro

0Shares

Për dy orë te premten është “bllokuar” Prishtina me rreth 250 autobusë sot që kanë parakaluar nga Veterniku nëpër kryeqytet deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mos zbatimin e marrëveshjes mes Shoqatës së Transportit Rrugorë të Udhëtarëve dhe qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugorë të Udhëtarëve Ruzhdi Kurtishaj tha se protesta e sotme është alarm i fundit për qeverinë në realizimin e marrëveshjes të arritur në janar të këtij viti.

Greva e mbajtur dy ditë më parë, do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër, ndërsa për të hënën është paralajmëruar sërish protestë para Qeverisë në Prishtinë me 300 autobusë.

“Numri i autobusëve sot që kanë marrë pjesë në protestë ka qenë rreth 250 dhe kjo ka qenë me kërkesën tonë për të zvogëluar ky numër për shkak të pengesës në komunikacion[…]Kjo protestë duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë e Republikës së Kosovës që të mblidhet urgjentisht dhe të merr vendimin e duhur për pagesën apo për realizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe shoqatës së transportit rrugor në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës për t’iu dalë në ndihmë operatorëve të këtij sektori, të cilët pa drejtësisht për shkak të vendimeve të qeverisë krijuan humbje të mëdha[…]I bëjë thirrje kryeministrit dhe qeverisë mos t’i ndryshoj qëndrimet”, theksoi Kurtishaj.

Kreu i kësaj shoqata theksoi po ashtu se nga marrëveshja e arritur me Qeverinë bëhet fjalë për subvencionim e 450 operatorëve me 6.5 milionë euro.

Ky është serbi që u vra sonte nga mërgimtari kosovar në Gjermani

Disidenti.net

Ekskluzive: Ky është shqiptari që e qëlloi për vdekje serbin në Gjermani

Disidenti.net

Dalin pamjet disa minuta pasi kosovari vret me armë zjarri pronarin e një lokali në Gjermani

Disidenti.net