Disidenti
Lajme

Lumturia në kohë pandemie, del raporti: Finlanda më e lumtura në botë, Kosova në rajon

0Shares

Si gjithmonë, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Pavarësisht mungesës së theksuar të diellit dhe temperaturat që gjatë gjithë dimrit shkojnë shumë poshtë zeros, vendi skandinav për të disatën herë kryeson renditjen e raportit World Happiness i realizuar nga instituti prestigjioz Gallup.

Raporti merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëjë me nivelin e vetëbesimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes, dhe solidaritetit social.

Vendet e para nër nditje të raportit World Happiness 2021

Një sfidë në vete ka qenë raporti i fundit i sapodalë, nga momenti që i gjithë planeti është përballur me vështirësitë ekonomike dhe kufizimet e detyruara nga përhapja e pandemisë, që ka pasur impakt sigurisht edhe në humorin e secilit, por nuk duket se ka ndikuar së tepërmi në renditjen e përvitshme.

Pas Finlandës renditet Islanda, që ngjitet nga vendi i katërt tek ai i dytë, ndoshta edhe për efektet e kufizuara të pandemisë në ishullin e largët europian.

Renditja e Shqipërisë

Pas vendeve skandinave si Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, nga vendet me popullsi të madhe është Gjermania ajo që renditet e para, në vend të 7-të, ndërkohë që në periudhën 2017-2019 renditej e 15-ta.

Shtetet e Bashkuara gjenden në pozicion të qëndrueshëm pikërisht në vend të 15-të, me diferenca të vogla nga vitet paraardhëse, edhe pse vendi ka qenë më i godituri nga pandemia.

Renditja e Kosovës

Po në rajon? Vendi më i lumtur duket Kosova. Ajo renditet në vend të 31-të, më lartë se vende si Polonia dhe Japonia, por edhe se Serbia e vendit të 42-të.

Më larg ndodhet Shqipëria në këtë renditje, e 65-ta, por në përmirësim nga vendi i 75-të të dyvjeçarit të kaluar, vend ky që tani është i Maqedonisë së Veriut.

Vendi më i palumtur? Sipas raportit është Zimbabve, vend me problematika sociale të theksuara, që i shtohen krizës së thellë ekonomike që nga një prej vendeve më të përparuara të kontinentit afrikan në disa dekada është shndërruar në një nga më të varfrit. Shumë të “palumtur”, sipas World Happines 2021, edhe Tanzania, Jordania dhe India gjigante.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net