Disidenti
Lajme

Abdixhiku: Gjatë vikendit mblidhet kryesia e partisë, merret vendimi për Presidentin

0Shares

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është deklaruar për media.

I pyetur nëse do qëndrojnë në sallë kur të votohet Presidenti, ai beson se ky vendim do të merret gjatë vikendit, ku do të mblidhet kryesia e partisë.

“Këtë cështje duhet trajtuar me kohe, neser kemi takimin bilateral me palën tjeter, besoj që gjatë vikendit do ti informojmë organet e partisë, sic është kryesia e LDK-së dhe aty e marrim vendimin ne koordinim të plotë më Grupin Parlamentar të LDK-së.

LDK synon ti shmangë zgjedhjet, të kontribojë në formimin e institucioneve dhe këto institucione të jenë demokratike, pra ti përfaqësojnë të gjitha partitë politike, në vecanti pozita e Presidentit. Për cështje tjera do ta kutpojmë pas takimit të nesërm.

Kemi synime që ti shpallim zgjedhjet e përsërita, të mërzitura e të kushtueshme për këtë vend të vogël”.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net