Disidenti
Shëndetësi

Kosova rrezikon të futet në epidemi të gripit

0Shares

Tash e disa javë, QKMF-të e vendit janë të mbingarkuara me pacientët e sëmurë nga gripi sezonal.

Madje, sipas IKSHPK-së, gjatë javës së kaluar, rastet me grip sezonal janë rritur 1.5 herë më shumë, krahasuar me javën paraprake.

E, nëse vazhdon ky trend përgjatë dy javëve të ardhshme, Kosova mund të hyjë në epidemi të gripit.

Sipas drejtuesit të Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, Xhevat Jakupi, gjatë muajit të fundit janë testuar rreth 600 mostra në influencë, ku afro 300 sosh kanë rezultuar me influencë A dhe subtip H3.

Jakupi theksoi se i gjithë ky masivitet i përhapjes së gripit është indikacion i mospërfilljes së masave anti-COVID, ngase shpërndarjes së gripit nuk i duhen shumë ditë.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, që nga 1 tetori deri më 12 dhjetor, janë raportuar 15 mijë e 768 raste të sëmundjes së ngjashme me grip, 2 mijë e 498 të tjera me infeksion respirator akut, dhe 69 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Loading video

Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

Disidenti

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Disidenti.net

Vlerat mahnitëse të dredhëzave

Disidenti.net