Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Vjosa Osmani do ta prezantojë Kosovën në “Hard Talk”, në emisionin më të ndjekur të BBC

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të marrë pjesë në njërin nga emisionet më të ndjekura në BBC, ‘Hard Talk’ me Stephen Sackur.

Lajmi është bërë i ditur nga Prindon Sadriu i cili në profilin e tij në Fcaebook ka shkruar se prezenca e Vjosa Osmanit në programe të tilla është forma më e mirë e PR-it.

“Nesër Presidentja në detyrë në programin më të ndjekur të BBC, ‘Hard Talk’ me Stephen Sackur. CNN Amanpour para pak ditësh, tani BBC Hard Talk, PR më të mirë se kaq nuk ka si të bëhet për Kosovën. Dy programet politike më të ndjekura në botë nga audienca ndërkombëtare”, ka shkruar Sadriu.

Në përshkrimin e bërë nga BBC ndër të tjera shkruhet se Vjosa Osmani është pjesë e një brezi të ri të politikanëve, të pasluftës që sfidojnë gardën e vjetër të luftës.

“Trashëgimia e konfliktit dhe urrejtjes së lënë pas rënies së Jugosllavisë nuk kapërcehet lehtë. Ata e dinë se Kosova, e cila deklaroi shtetësinë e pavarur një duzinë vjet më parë, ende nuk ka bërë një paqe të qëndrueshme me Serbinë fqinje. Tani për tani Kosova po përjeton një ndryshim të madh politik. Stephen Sackur flet me presidenten e përkohshme të vendit Vjosa Osmani. Ajo është pjesë e një brezi të ri të politikanëve të rinj, të pasluftës që sfidojnë gardën e vjetër të luftës për pavarësinë e Kosovës. Ajo premton një qeveri të pastër dhe një fillim të ri, por a mund ta realizojë?”, është përshkrimi i shkurtër që ka bërë BBC për të paralajmëruar intervistën me Vjosa Osmanin.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net