Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka shkarkuar shoferin e tij personal, Nuhi Imerin. Shkarkimi i tij, siç merr vesh Insajderi ka ardhur pasi që të dielen delegatët e degës së LDK-së në Llap nuk e votuan Lutfi Hazirin për kryetar siç i kishte udhëzuar Veliu. Sipas burimeve të gazetës prej 29 anëtarëve mbi 20 kanë votuar për Lumir Abdixhikun.
Pas dështimit në zgjedhjet lokale, anëtarët e degës së LDK-së në Podujevë, kanë dalur kundër kryetarit të tyre Agim Veliu. Në kuvendin për të parin e parties, që është zhvilluar të dielën, kjo degë me shumicë kanë votuar kundër udhëzimeve nga Veliu.
Pas këtyre zhvillimeve në degë, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, Agim Veliu ka shkarkuar shoferin e tij, me arsyetimin se ka lobuar për t`u votuar Lumir Abixhiku në kundërshtim me udhëzimet e tij.
“Vetem 6 anëtar kanë votuar pro Lutës siç i ka udhëzuar Agimi, të tjerët pro Lumirit siç kanë qenë të bindur anëtarët dhe shoferi i tij, Nuhi Imeri. Një ditë pas kuvendit Agimi e ka shkarku shoferin me arsyetimin se ka punu prapa shpinës së tij”, ka thënë ky burim për Insajderin.
Nuhi Imeri, ka qenë shofer i Agim Veliut që nga paslufta, shkruan Insajderi.
Në zgjedhjet lokale të nëntorit 2020, Lidhja Demokratike e Kosovës e humbi komunën e Podujevës pa balotazh nga Lëvizja Vetëvendosje. Humbje të madhe ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe Agim Veliu. Ai ka arritur të siguroj më pak se 6 mijë vota.