Disidenti
Lajme

Turqit ia kërkojnë Kurtit një ministri, vendosin të rrinë në sallë për Osmanin presidente

0Shares

Në vazhdën e konsultave për formimin e institucioneve, Albin Kurti dhe Vjosa po takojnë sot përfaqësues të komuniteteve.


Kurti e Osmani sot kanë pritur në takim Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke (KDTP).

Damka pas takimit tha se kanë pasur disa kërkesa për Qeverinë e re, por se konsultimet do të vazhdojnë ende, shkruan Reporteri.net.

Ai është shprehur se nuk kanë vendosur ende nëse do ta votojnë Qeverinë Kurti, por se kanë marrë vendim që për votimin e presidentit, të qëndrojnë në sallë.

Dama po ashtu u shpreh se kërkesë e tyre ka qenë një dikaster ministror.

“Do të qëndrojmë në sallë. Ne nuk kemi vendosë kushte por kërkesa. Do të vazhdojmë bisedat për kërkesat tona. Nuk do të bllokojmë formimin e Qeverisë, ende nuk e kemi vendosë se a do ta votojmë a jo qeverinë, dhe do të qëndrojmë në sallë për zgjedhjen e presidentes. Është kërkesa jonë që të kemi një dikaster ministror”, u shpreh ai para gazetarëve.

“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqve dhe Capave- Insajderi sjell detaje nga Dosja

Disidenti.net

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

Disidenti.net

Aksidentohet traktori me dy vetura në Zllakuqan, lëndohen pesë persona

Disidenti.net