Messi, Neymar e Mbappe kundër Manchester Cityt PSG avancoi por mposhtet në “Etihad” me rezultat 2:1 nga Manchester City, në ndeshjen e vlefshme të Grupit A të Champions League në futboll.
Tre gola dhe një shtyllë u qëllua gjatë 90 minutave, spektakël futbolli në Manchester.
Në minutën e 6-të, Rodri gati shënoi por mbrojtja e PSG-së shpëtoi portën. Në minutën e 18-të, Hakimi me kokë shpëton portën e Cityt, duke larguar goditjen e Riyad Mahrez.
Në minutën e 33-të, fat i madh për PSG-në, aleat shtylla e majtë. Gundogan godet nga rreth 11-12 metra, por pa fat, topi ndalet në shtyllë.
Në fund të pjesës së parë, Mbappe shpërdoron një rast të mirë.
Në minutën e 50-të, Kylian Mbappe i harruar nga mbrojtja, nga afërsia shënon mes këmbëve të portierit të Cityt, 0:1 për PSG-në.
Megjithatë ndodhi përmbysja në minutat vijues. Në minutën e 63-të, Raheem Sterling nga afërsia në shtyllën e dytë, shënon për 1:1. Topi qëllon shtyllën e poshtme dhe futet në rrjetë.
Në minutën e 76-të, Gabriel Jesus shënon për fitoren 2:1 të Cityt, festë në “Etihad”.
Liverpooli e mposhti me rezultat 2:0 Porton, duke iu falënderuar golave të Alcantaras (52’) e Salah (70’).
Reali me lehtësi fitoi në udhëtim me 3:0 ndaj Sheriff Tiraspolit të Moldavisë. Golat u shënuan nga Alaba (30’), Kroos (45+2’), Benzema (56’).
Sportingu trondit Dortmundin duke e mposhtur me 3:1 dhe eliminon nga garat e Champiions League, Golat u shënuan për Spotingun nga Pedro Goncalves (30 e 39’) e Porro (81’) dhe për Dortmundin Mallen (90+2’).
Milani trondit Madridin, mposht me 1:0 Atleticon. Golin e shënoi Messias në minutën e 87-të. Milani ende shpreson sepse zë vendin e tretë me 4 pikë sa ka edhe Atletico në fund por me një pikë me pak se vendi i dytë Porto në
Grupi A
Manchester City – PSG 2:1 (0:0)
Club Brugge – Leipzig 0:5 (0:4)
Tabela
1. Manchester City 5 4 0 1 17:8 12
2. PSG 5 2 2 1 9:7 8
3. RB Leipzig 5 1 1 3 13:13 4
4. Club Brugge KV 5 1 1 3 5:16 4
Grupi B
Atletico – Milan 0:1 (0:0)
Liverpool – Porto 2:0 (0:0)
Tabela
1. Liverpool 5 5 0 0 15:5 15
2. FC Porto 5 1 2 2 3:8 5
3. AC Milan 5 1 1 3 5:7 4
4. Atl. Madrid 5 1 1 3 4:7 4
Grupi C
Sporting – Dortmund 3:1 (2:0)
Besiktas – Ajax 1:2 (1:0)
Tabela
1. Ajax 5 5 0 0 16:3 15
2. Sporting 5 3 0 2 12:8 9
3. Dortmund 5 2 0 3 5:11 6
4. Besiktas 5 0 0 5 3:14 0
Grupi D
Sheriff Tiraspol – Real 0:3 (0:2)
Interi – Shakhtar 2:0 (2:0)
Tabela
1. Real Madrid 5 4 0 1 12:3 12
2. Inter 5 3 1 1 8:3 10
3. Sheriff Tiraspol 5 2 0 3 6:10 6
4. Shakhtar Donetsk 5 0 1 4 1:11 1

