Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova, para fillimit të Kuvendit ku do të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së tha për Klan Kosova se Lidhja Demokratike do ta rimarrë vetën pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ky Kuvend do ta sjell një rezultat. LDK-ja do ta ketë kryetarin e ri. Si gjithmonë do të jetë i mirë cilido që do të konkurrojë. Sigurisht që po. LDK do ta rimarrë veten. Për atë po ndodh edhe ky Kuvend”.