Disidenti
Sport

Fillimi i një epoke të re të El Clasico-s

0Shares

E diela në La Liga sjell derbin historik mes Barcelonës dhe Real Madrid-it. Kjo do jetë El Clasico e parë e këtij sezoni dhe do fillojë në ora 16:15.

Kjo do jetë njëkohësisht edhe El Clasico e parë pa Lionel Messi-n që nga viti 2005.

Los Blancos po kalojnë një formë mjaft të mirë këtë sezon ku kanë arritur të fitojnë pothuajse të gjitha ndeshjet në La Liga dhe Champions League.

Në anën tjetër katalunasit nuk janë në formën më të mirë që nga largimi i Messi-t, por me një fitore eventuale, ata mund t’i kalojnë Los Blancos në radhitjen tabelare.

Të dy skuadrat do kenë mungesa të mëdha, ku te katalunasit do mungojnë Pedri, Ronald Araujo, Ousmane Dembele, Martin Braithëaite dhe Moussa Wague.

Kurse te madrilenët nuk do luajnë Gareth Bale, Isco, Luka Jovic dhe Dani Ceballos.

Në pesë përballjet e fundit në La Liga, Real Madrid-i ka fituar tre ndeshje, një barazim dhe një humbje.

Kurse Barcelona kaën fituar dy herë, barazuar dy ndeshje dhe kanë humbur përballë Atletico Madridit.

Në pesë El Clasicot e fundit, tre i kanë fituar Los Blancos, një katalunasit dhe një tjetër kishte përfunduar me rezultat të barabartë.

Momentalisht Real Madrid radhiten në pozitën e tretë me 17 pikë, ndërsa Barcelona janë në vendin e tetë me 15 pikë.

Në La Liga do të luhen edhe tre ndeshje të tjera përpos El Clasicos, të cilat janë:

14:00 Sevilla – Levante

18:30 Betis – Rayo Vallecano

21:00 Atletico Madrid – Real Sociedad /Albanianpost.com

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net