Disidenti
Lajme

Balotazhi që do të zgjojë Istogun nga gjumi i thellë

0Shares

Zgjedhjet e 17 tetorit e quan Istogun në balotazh në një garë tjetër e cila do të zhvillohet në mes të kandidatit të LDK-së, Ilir Ferati dhe atij të AAK-së, Bekë Berisha. Kjo komunë ka vite që udhëhiqet nga kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pushteti i gjatë i kësaj partie në Istog, ka krijuar komoditet të padurueshëm ku keqpërdorimi pothuajse u bë normë ndërsa ndryshimi deri më tani, as i paramenduar, ndërkohë që vlerësohet i domosdoshëm.  

Istogu, një ndër komunat më resurse të shumta natyrore, ekonomike e njerëzore, asnjëra nga këto të shfrytëzuara, ka arritur në pozitë që për këtë komunë të dëgjohet e të flitet vetëm në kohë të zgjedhjeve ose për ndonjë aferë korruptive të zyrtarëve komunal. LDK e fjetur, zgjohet gjatë 30 ditëve të fushatës, flet se si për katër vite i ka asfaltuar e riasfaltuar ca rrugë, si i ka ndërruar ca poqe elektrike nëpër qytet, se si gjatë verës i ka mbjellë disa lule në një kënd të qytetit, si ka nisur punë e që kurrë nuk janë përfunduar por nuk tregon asnjëherë se si ka arritur ta vë në gjumë këtë komunë të cilën e ka kapluar varfëria e papunësia e madhe.

Nuk të rastisë të takosh një të rijë nga Istogu i cili nuk dëshiron ta braktisë këtë qytet, ndërsa të rrallë janë ata qytetar të Kosovës që e gjejnë një arsye të ndalen në Istog siç bëjnë në disa komuna të tjera. Pikat më të mira turistike janë lënë të paprekura, asnjë investim e plan strategjik, asnjë investitor e aktivitet. Dita e kryetarit nisë e mbaron tek zyra e tij, rehati të cilën kjo parti e ka krijuar në emër të bastionit e votës së qytetarëve të Istogut.

Për dallim nga vitet e kaluara, në këto zgjedhje qytetarët kanë reflektuar dhe kjo u pa edhe nga rezultatet. Më nuk vjen në shprehje partia me të cilën ata identifikohen para interesave të tyre, veçanërisht të ardhmes së fëmijëve të tyre. Në momentin që qytetari zgjohet nga gjumi i thellë, sytë e tij më nuk mbyllen përball skamjes e mjerimit. Ai do progres, punësim, zhvillim, gjallëri të qytetit, hapësira në të cilat mund të kalon kohë, mundësi përmes të cilave arrin rezultat dhe një komunë që jep shpresë dhe nuk i frikësohet ndryshimeve.

Qeverisja e gjatë e një partie ka bërë që në këtë komunë të ketë një zingjirë të shërbimeve preferenciale, pa kritere, pa asnjë standard dhe pa asnjë mundësi të përfshirjes së qytetarëve dhe të qasjes së barabartë. Ky njëherit është edhe fundi i qeverisjes së LDK-së në Istog.  Dhe jo pa menduar nga ana e qytetarëve, hapi i parë është balotazhi, i dyti ndryshimi i qeverisjes.

Është koha që ndryshimi të ndodh në Istog, që kjo komunë të krijon një fytyrë të re dhe një imazh të qytetit siç meriton. Shkëputja e kësaj kontrate të dëmshme e qeverisjes shumëvjeçare, do ta nxjerr Istogun nga kolapsi duke bërë që fryma e re të sjellë ndjesinë e përparimit dhe shpresës, ndjesinë e barazisë dhe drejtësisë për secilin qytetar.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net