Pos që forcojnë muskujt, definojnë trupin dhe humbin kaloritë, femrat madje edhe në palestër mund të përjetojnë orgazmën
Fjala është për fenomenin e quajtur “coregazma” dhe u ndodh më së shpeshti femrave gjatë ushtrimeve intensive për shkak të çlirimit të sasisë së madhe të endorfinës, hormoni cili trupin e njeriut e qetëson dhe i cili lirohet edhe gjatë seksit.
Është interesante që edhe “coregazma” mund të zgjasë me orë, ndërkaq kontraksonet ndihen edhe në abdomen dhe në anën e brendshme të kërdhokullave.
Termin “coregasm” për herë të parë e ka përmendur seksologu Alfred Kinsey, më 1953, në librin e tij “Secual Behavior in the Human Female”.
Dr. Debby Herbenick nga Universiteti i Indianas, gjatë një interviste për promovimin e librit të saj “The Coregasm Workout”, tha se coregasmat janë të ngjashme në ndjesi me orgazmat nga marrëdhëniet vagjinale, “por tentojnë të ndihen më pak eksituese, më pak intensive dhe më shpuese”.
Ushtrimet që kanë më tepër gjasa të japin këtë efekt? Karrigia e Kapitenit, ushtrimi me ngritjen e këmbëve që varen në ajër.