Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Femi Mehmeti ka parashikuar një rritje ekonomike prej 6.6 për qind.
Masat për parandalimin e Covid-19 gjatë vitit 2020 kishin ndikuar mjaft në Ekonominë e Kosovës duke shkaktuar një rënie prej tre për qind, mirëpo viti 2021 parashihet të jetë më i mbarë ekonomikisht sipas Mehmetit:” Relaksimi i masave që ndodhen gjatë vitit 2021, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet nga vijnë diaspora, bëri që të kemi një rritje ekonomike në vend”.