Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Zbulohet emri se kush do ta marrë ministrinë e punëve të jashtme, vjen nga Lista e Vjosa Osmanit

Tanimë që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet shumë shpejtë formimi i qeverisë së re, me në krye Albin Kurtin.

Kurti së bashku me Vjosa Osmanin dhe zyrtarë tjerë të VV-së dhe Listës Vjosa, kanë filluar të shkruajnë emrat e ministrave të rinj.

Gazeta “Bota sot” mëson nga një burim i afërt me VV-në se posti i ministrit të punëve të jashtme, do t’i besohet Donika Gërvalles, që vjen nga Lista Vjosa.

Gjithashtu, mësohet se Glauk Konjufca do të ketë një post më të lartë në qeverinë Kurti, teksa në qeverinë e kaluar të Kurtit, ai ishte ministër i punëve të jashtme.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net