Disidenti
Lajme

76 mjekë kanë kërkuar dokumentet që të largohen nga Kosova

0Shares

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK) në një diskutim të mbajtur sot tha se 76 punëtorë shëndetësor kanë kërkuar dokumentet që të largohen nga Kosova.

“Deri më sot, pak më shumë se një gjashtë mujor, 76 kolegë tanë vetëm se i kanë kërku dokumentet që të largohen jashtë Kosovës”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij pakënaqësia mbi kushtet e punës dhe mungesës së kushteve për shkollim kualitativ janë arsyet se pse mjekët po largohen nga Kosova. Më tutje ai shtoi se “Nëse Fakulteti i Mjekësisë çdo vit diplomon përafërsisht 250 studentë dhe se nëse llogaritet që në më shumë se gjysmën e çdo viti të largohen 76 mjekë, i bie që çdo vit të largohen 145 mjekë”.

Sejdiu tha se kjo është për t`u shqetësuar dhe se është koha e fundit që Ministria e Shëndetësisë të ndërmarr masa për këtë çështje.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net