Lajme300 kuti të numëruara. Forcohet trendi fitues për Edi Ramën. Tom Doshi kalon pragun April 26, 2021 300 kuti të numëruara, deri në orën 3.28 të mëngjesit dhe trendi që çon drejt një mandati të tretë të Edi Ramës duket gjithmonë e më i qartë. Aktualisht, Partia Socialiste ka grumbulluar 38.753 vota ose 50.7% të totalit në rang vendi. Partia Demokratike renditet me pothuajse 10 mijë vota më pak, me 29.451 vota ose 38.5% të totalit. Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5.249 vota në rang vendi ose 6.8%. Rritja e PD deri në këtë moment duket e gjitha në kurriz të LSI, pa cënuar pozitat e PS. E vetmja parti e vogël që kalon aktualisht pragun kombëtar të 1% është PSD e Tom Doshit. [the_ad id='11273']