Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Qeveria Kurti miraton ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti sapo ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjeve, ndërkaq projektligji do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Në një mbledhje të paparalajmëruar, Kurti dhe ministrat e tij kanë votuar për ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje.

Ky vendim është miratuar me shumicë votash, me asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Kundër nuk ka, abstenim nuk ka. Miratohet dhe tash e procedojmë për më tej në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Kurti në këtë mbledhje.

Ndryshe, ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje ia mundësojnë mërgatës që të votojë nëpër ambasada dhe konsullata.

Ky veprim i Kurtit pak para votimit të presidentit, e që është e propozuar pikërisht Vjosa Osmani, është cilësuar si shantaz dhe presion nga partitë opozitare në vend, por edhe nga shoqëria civile.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net