Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

25 aeroplanë me mërgimtarë nisen të shtunën nga Zvicra drejt Kosovës

Raporti i fundit në Aeroportin e Cyrihut, lidhur me fluturimet për ditën e shtunë, drejt Prishtinës tregon nivele rekorde, shkruan albinfo.ch.

Orari i Fluturimeve Ajrore nga Cyrihu njofton se pas rritjes së madhe të kërkesave të udhëtarëve që për pushimet verore duan të udhëtojnë drejt Kosovës, fluturimet ditore në këtë destinacion po arrijnë në nivele rekord.

Siç mund të shihet edhe në grafikën më poshtë, nëntë aeroplanë do të nisen vetëm nga Cyrihu në ditën e shtunë, drejt Kosovës, gjegjësisht Aeroportit të Prishtinës.

Aeroporti i Cyrihut – Numri i fluturimeve

Nga ana tjetër, edhe në Aeroportin e Bazelit kemi numër rekord fluturimesh drejt Kosovës.

Vetëm në ditën e shtunë 14 aeroplanë të kompanive të ndryshme, do të udhëtojnë drejt Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës, shkruan tutje albinfo.ch.

Vlen të theksohet se një rekord i tillë nuk ka qenë më pare i regjistruar në aeroportet e Zvicrës.

Aeroporti i Bazelit – Numri i fluturimeve

Ndërkohë, edhe në Aeroportin e Gjenevës, ndonëse më pak në numër, do të ketë fluturime gjatë ditës së shtunë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net