Disidenti
Lajme

20-vjeçari bën kërdi në shtëpi e Polici, dëmton veturat babait, sulmon e fyen policët në Pejë

0Shares

Një burrë nga fshati “Katundi i Ri” u detyrua mbrëmë ta denoncojë në Polici djalin e tij 20-vjeçar.

Sinjali mëson se rasti u raportua në Polici fillimisht si “asgjësim apo dëmtim prone” meqenëse viktima deklaroi se i biri pasi kishte shkuar në shtëpi pas mesnate, kishte dëmtuar dy veturat që gjendeshin në oborr.

Një patrullë policore shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku i riu është prangosur dhe është dërguar në stacionin policor në Pejë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ndodhi gjatë komunikimit të hetuesve policorë me të riun.

20-vjeçari nuk u mjaftua me problemet që u nxori familjes dhe u nxori telashe edhe Policisë.

Njërin nga hetuesit e fyu dhe e shau, derisa iu vërsul për ta sulmuar, por që ndërhyri një zyrtar tjetër policorë, i cili po ashtu e pësoi, pasi i riu e goditi në fytyrë.

Policia arriti ta vë nën kontroll të dyshuarin, por i njëjti nuk u intervistua për shkak se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Prokuroria ka urdhëruar që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh dhe të hetohet për “sulm ndaj personit zyrtar”, “dhunë në familje” dhe “ashjësim apo dëmtim prone”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net