Dje gjatë orëve të mbrëmjes është djegur një lokal nga dy persona në Vushtrri dhe është rrahur roja e atij lokali.
Shkaku i këtij incidenti të pahijshëm është një banalitet, pasi të njëjtët persona nuk u lejuan të hyjnë në një diskotekë, shkruan Jepi Zë.
Kështu ata kanë shkuar në një lokal tjetër të të njëjtit pronar, që gjendet në rrugën “Galip Badivuku” dhe të njëjtin pasi e kanë lyer me benzinë, e kanë djegur. Ata gjithashtu kanë rrahur sigurimin që po ruante atë lokal.
“Zjarrin e kanë shuar njësitë e zjarrfikësve ndërsa rasti është inicuar dhe po hetohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë zëdhënësi i policisë Avni Zahiti për Jepi Zë.
[the_ad id='11273']

