14 pacientë të infektuar me coronavirus ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 701 raste të reja pozitive.
Në raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë shëruar edhe 737 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
737 TË SHËRUAR DHE 701 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.557 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 701 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 157 raste, Gjilan 84 raste, Mitrovicë 59 raste, Pejë 51 raste, Ferizaj 46 raste, Vushtrri 45 raste, Gjakovë 44 raste, Prizren 28 raste, Skenderaj 28 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Lipjan 21 raste, Podujevë 20 raste, Kaçanik 12 raste, Viti 11 raste, Obiliq 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Kamenicë 6 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Istog 4 raste, Junik 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Kllokot 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Respektoni distancën!