Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të vështirë ndaj Elches në xhiron e 27-të të La Ligas.
Ekipi i menaxhuar nga Zinedine Zidane arriti fitore në fund të ndeshjes me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Golin e parë e shënuan mysafirët me anë të Calvos në minutën e 61’të.
Rezultatin e barazoi, Karim Benzema në minutën e 73’të.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllet me barazim, në skenë doli Benzema – i cili me golin e tij të dytë ia siguron tri pikë të mëdha klubit madrilen.
Me këtë fitore, Real Madrid ngritët në pozitën e dytë me 57 pikë, një më shumë se vendi i tretë, Barcelona (56).