Një djalë 10 vjeç nga Guri i Zi, në Shkodër, humbi jetën pasi po bënte një sfidë në rrjetin social TikTok.
Kjo histori, tronditi opinion publik në vend, gjatë javës së kaluar. Raste të tilla, janë raportuar kohët e fundit, nga shtete të ndryshme
Një nga shokët e djalit, tregon për “Shqipëria live” se Naseri pëlqentë shumë rrjetet sociale. “Pëlqente të postonte, të merrte ‘like’. Nuk bënte video kur dilte me ne, vetëm në shtëpi”. Ai rrëfen se 10-vjeçari nuk kishte asnjë problem. “Ka qenë shumë fëmijë i lumtur. Dilnim çdo ditë, luanim te fusha e futbollit”.
Të afërm të tjerë të djalit, pranojnë se i mituri kalonte shumë kohë çdo ditë me telefon dhe rrjetet sociale, “ishte i fiksuar me telefonin”.
[the_ad id='11273']

